col-12 col-sm-4 text-center align-self-center

Çfarë ka në një aromë? Po te blerësit e lumtur?

 
 
 
 

Mendoni kur keni hyrë në një shitore për herë të fundit. Ju kujtohet aroma që përhapje në ajër? Mund të mos e kujtoni atë detaj, por mund të keni dalë nga aty me më shumë gjëra të blera se sa keni menduar të blini, thjeshtë vetëm ngase pronari i shitores e ka përdorë një strategji efikase marketingu: aromatizimin e ambientit.

Studimet shkencore kanë dëshmuar që njerëzit të cilët janë në një hapësirë tërheqëse shitjeje dhe e ndjejnë një aromë joshëse (si kanellë apo vanilje), kalojnë më shumë kohë në atë vend. Ata gjithashtu shpenzojnë më shumë para, dhe ky është një lajm i shkëlqyer për arkën tuaj.

Shkencëtarët dhe studiuesit janë duke mësuar më shumë çdo ditë për atë se si emocionet e njerëzve dhe sjelljet ndikohen nga aromat. Në vitin 2004, shkencëtarët amerikan Riçërd Eksël dhe Linda Bak e kanë fituar çmimin Nobel për studimet e tyre lidhur me shqisën e nuhatjes te njerëzit, dhe se si aromat përpunohen nga ne në nivelin molekular. Ata erdhën në përfundim që aftësia jonë për të nuhatur ndikon në cilësinë e jetës sonë.

E thjeshta ngadhënjen

Por jo çfarëdo arome ambienti do t’i nxitë konsumatorët të ndjehen më të lumtur dhe të blejnë më shumë. Aromat e thjeshta janë më të suksesshme në promovimin e lehtët ë shpenzimit se sa aromat komplekse. Përmes një studimi të vitit 2012 që u zhvillua nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit dhe Universiteti Shën Gallen (në Zvicër) u analizuan sjellët e 400 blerësve në një shitore të dekorimeve për shtëpi gjatë një periudhe 18 ditore.
Konsumatorët pa dijeninë e tyre iu nënshtruan njërit nga tre skenarët e ambienteve të aromatizuara: pa aromë, aromë e thjeshtë (portokalli), dhe një aromë komplekse (një kombinim aromash portokalli, borziloku dhe çaji të gjelbër). Shkencëtarët pastaj mbajtën shënime për huqet blerëse të atyre njerëzve.

Sipas studimit të publikuar në Revistën mbi Marketingun, aromat e thjeshta në ajër i bën blerësit të ndiheshin mirë, por aromat komplekse, ndoshta edhe nxitëse- të dalluara ishin më të habitshme. Blerësit të cilët e ndjenë aromën e thjeshtë të portokallit shpenzuan mesatarisht 20% më shumë se sa ata që nuhatën aromën më komplekse ose nuk nuhatën asnjë aromë fare. Ky është një studim i dobishëm për pronarët e shitoreve që kërkojnë mënyra për t’i frymëzuar konsumatorët të blejnë më shumë.

Aromat, emocionet dhe të shpenzuarit

E dimë që aromat shkaktojnë reagime të nënvetëdijshme, emocionale dhe ne kemi prirje të blejmë me zemër e jo me kokë. Blerja i bënë të lumtur shumë njerëz – kjo është terapia jonë “e shitjes”. T’i nxisësh ato emocione përmes aromës së ambientit mund t’i inkurajojë njerëzit të ndjehen më pozitivë ndaj hapësirës suaj të shitjes dhe cilësisë së artikujve në atë hapësirë.

Një studim i aromës së ambientit u përqendrua rreth kuptimit të hapësirës – se si konsumatorët e kanë perceptuar hapësirën përreth tyre në një shitore ose biznes varësisht nga lloji i aromës në atë ambient. Studimi i quajtur “Aroma e freskët e fuqisë: Efektet e aromës së ambientit te preferencat e konsumatorëve dhe sjellja e përzgjedhjes”, është detajuar në Revistën e Marketingut, një revistë kjo shkencore për studimin e shumëfishtë të tregut, të botuar nga Asociacioni Amerikan i Marketingut.

Studiuesit i shënuan rezultatet e eksperimenteve laboratorë dhe të atyre të bazuara në shitore, dhe erdhën në përfundim që kur njerëzit ndodhen në një ambient të aromatizuar me ato që konsiderohen “aroma të ngrohta” si të kanellës apo vaniljes, ata shpenzojnë më shumë para se sa kur janë në një ambient me “aroma të freskëta” si të pepermintit.

Është interesant që ky studim gjithashtu zbuloi që “aromat e ngrohta të ambientit” rezultojnë me atë që njerëzit e perceptojnë ndjenjën që hapësira përreth tyre është më e mbushur me njerëz. Kjo ndjenjë e atmosferës më të “ngjeshur shoqërore” i bën njerëzit të dëshirojnë të blejnë më shumë produkte. Njerëzit kanë tendencë të ndjehen më pak të fuqishëm në turmë, dhe dëshirojnë që ta rikthejnë atë ndjenjë të fuqisë duke blerë artikuj.

Cila aroma është e përkryer për biznesin tuaj?

Përmes studime të këtilla, studiuesit më mirë mund t’i kategorizojnë aromat në bazë të asaj se si mund t’iu nxisin emocionet frymëzuese, nostalgjike, romantike, relaksuese ose të vetëbesimit.

Për shembull, aromat e agrumeve, borzilokut, livandës, dhe të kanellës janë aroma relaksuese, ndërsa rozmarina, trumza dhe peperminti janë frymëzuese. Aroma e trëndafilit rreshtohet me lumturinë dhe emocionet pozitive, ndërsa kardamoni, jamballi, çokolata dhe xhenxhefili nxisin emocione romantike. Aromat e frutave sjellin një ndjenjë të lumtur, thuajse verore, dhe aromat e pambukut dhe të lirit u ndihmojnë blerësve të paramendojnë pastërtinë dhe pranverën. Lëkura ndjell një ndjenjë bollëku, duke i ndihmuar konsumatorit të identifikohet me blerjen e një artikulli luks, ndërsa druri ngjallë mendime për tokën dhe vlerat solide të produkteve.

Pronarët e bizneseve gjithashtu mund të shfrytëzojnë fuqinë e aromave të ambientit për të krijuar një ndjenjë të hapësirës më të madhe të shitores – ose një ndjenjë më të rehatshme. Aromat e lehta, të freskëta si e mollës së gjelbër, e agrumeve ose e trangullit mund t’ju ndihmojnë që hapësira juaj të duket më e madhe, derisa aromat e drurit, e ëmbël ose pikante mund ta bëjnë hapësirën të duket më e vogël dhe më intime.

Njoha e aromave të ambientit dhe studimet janë mjete të fuqishme të cilat u ndihmojnë pronarëve të bizneseve të zhvillojnë strategjinë e tyre vetanake të marketingut të aromave për t’i përmbushur nevojat e tyre specifike, dhe për të krijuar një përvojë më të rehatshme dhe produktive të blerjes. Aroma specifike – e ngrohët a po e freskët, e thjeshtë apo komplekse, gazmore apo qetësuese – të cilën e shpërndani në hapësirën tuaj biznesore mund të frymëzojë konsumatorët tuaj që të ndjenjën më të lumtur dhe më pozitivë.

Besoni në ekspertizën e brendit SCENT::LINQ që t’ju ndihmojë të gjeni aromën e përkryer e cila i joshë emocionet e konsumatorëve tuaj dhe u jep mbresën e parë për biznesin tuaj dhe produktet e juaja, duke rezultuar me shitje të lartë. Të gjitha formulimet tona i përmbushin dhe tejkalojnë të gjitha kushtet (veçanërisht të BE-s dhe SHBA-s) dhe të parrezikshmërisë së aromave.

SCENT::LINQ është njëra nga kompanitë kryesore të aromave në botë me dizajnë aromash të cilësisë së lartë, duke ofruar zgjidhje dhe shërbim të plot professional për aromat. Na kontaktoni për të filluar rrugëtimin tuaj të marketingut të aromave, duke e vendosur lidhjen e vërtetë dhe duke e përzgjedhur aromën e përkryer për t’i rritur hapësirat e juaja të brendshme.

Bashkojuni listës tonë të postës,
dhe jeni në kontakt!

Bashkojuni listës tonë të postës,<br> dhe jeni në kontakt!