col-12 col-sm-4 text-center align-self-center

Kushtet dhe Afatet

 
 
 
 

Kushtet dhe Afatet

Këto kushte dhe afate (“Kushtet”, “Kontrata”) janë një marrëveshje mes GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. (“GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S.”, “neve”, “ne” ose “yni, joni” dhe ju “”Përdoruesi”, “ju” ose “juaji”). Me këtë kontratë parashtrohen kushtet dhe afatet e përdorimit nga ju të uebsajtit kosovo.scentlinq.com dhe çdo produkt apo shërbime të tij (bashkërisht “Uebsajt” ose “Shërbimet”).

Lidhjet (linqet) për uebsajtet e tjera

Edhe pse ky uebsajt mund të lidhet me uebsajtet e tjera, ne nuk mendojmë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për ndonjë miratim, bashkëpunim, sponsorim, nënshkrim, ose bashkim me ndonjërin nga uebsajtet, pos nëse këtu kjo theksohet në mënyrë specifike. Disa nga lidhjet (linqet) në Uebsajt mund të jenë “lidhje të bashkuara”. Kjo do të thotë se nëse klikoni në lidhje (link) dhe e blini një artikull, GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. do të merr një provizion për këmbim reklamash. Ne nuk jemi përgjegjës për kontrollim apo vlerësim, dhe nuk garantojmë për ofertat e asnjë biznesi ose individi ose të përmbajtjes në uebsajtet e tyre. Nuk kemi asnjë përgjegjësi ose obligim për veprimet e tyre, produktet, shërbimet, dhe përmbajtjen e ndonjë pale të tretë. Duhet me kujdes t’i shqyrtoni formulimet ligjore dhe kushtet e tjera të përdorimit të çfarëdo uebsajti në të cilin ju qaseni përmes lidhjes (linkut) nga ky Uebsajt. Rreziku është i juaji nëse lidheni me ndonjë uebsajt tjetër.

E drejta e pronësisë intelektuale

Kjo kontratë nuk bartë te ju asnjë pronësi intelektuale që është pronë e GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. apo e palëve të treta, dhe të gjitha të drejtat, titujt, dhe interesat për një pronësi të atillë do të mbeten (sikurse mes palëve) vetëm të GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. Të gjitha shenjat mbrojtëse (trademark) të GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. ose të licencuesve të GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. shenjat e tjera mbrojtëse, shenjat e shërbimeve, grafikët dhe logot e përdorura lidhur me Uebsajtin tonë ose Shërbimet mund të jenë shenja mbrojtëse të palëve të tjera të treta. Përdorimi nga ju i Uebsajtit tonë dhe i shërbimeve nuk ju jep të drejtë ose leje për të riprodhuar ose përdorur ndryshe GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. ose shenjat mbrojtëse të palës së tretë.

Kufizimi i përgjegjësisë

Deri në masën e plotë të lejuar me ligj, në asnjë rast GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S., bashkëpunëtorët, zyrtarët, drejtorët, punonjësit, agjentët, furnizuesit ose licencuesit e saj nuk do të jenë përgjegjës ndaj asnjë personi për (a): dëm të tërthortë, të rastësishëm, veçantë, ndëshkimor, mbulues ose të rëndësishëm (përfshirë, pa kufizime, dëmet për humbje profitesh, të ardhurash, guduill, përdorimin e përmbajtjes, ndikim në biznes, ndërprerje e biznesit, humbje kursimesh të parapara, humbje e mundësisë biznesore) sido që të jetë shkaktuar, nën asnjë teori përgjegjësie, përfshirë, pa kufizime, kontratat, detyrimet, garancitë, shkelja e detyrimeve ligjore, neglizhencës ose tjetër, edhe nëse GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. është paralajmëruar për mundësinë e dëmeve të atilla ose ka mundur t’i ketë paraparë dëmet e atilla. Deri në masën e mundshme të lejuar me ligj, përgjegjësia unike e GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. dhe të bashkëpunëtorëve, zyrtarëve, punonjësve, agjentëve, furnizuesve dhe licencuesve të saj, lidhur me shërbimet do jetë e kufizuar deri në një shumë më të madhe se një dollarë ose të çfarëdo shume tjetër të paguar me para të gatshme në emër të GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. për periudhën e kaluar njëmujore deri në ngjarjen e parë ose paraqitjen e një përgjegjësie të atillë. Kufizimet dhe përjashtimet gjithashtu vlejnë nëse ky mjet nuk ju kompenson plotësisht për çfarëdo humbje ose dështon nga qëllimi i saj esencial.

Dëmshpërblimi

Pajtoheni të zhdëmtoni dhe t’i përjashtoni GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. dhe bashkëpunëtorët e saj, zyrtarët, punonjësit, dhe agjentët nga çdo përgjegjësi, humbje, dëme ose shpenzime, përfshirë honorarët e arsyeshëm të avokatit që kanë dalë lidhur me ose nga pretendimet e ndonjë pale të tretë, kërkesat, paditë, konfliktet, ose kërkesat ndaj tyre si rezultat ose lidhur me përmbajtjen tuaj, përdorimin e Uebsajtit ose shërbimeve nga ju ose ndonjë shkelje e qëllimshme nga ana e juaj.

Vlefshmëria

Të gjitha të drejtat në këtë kontratë mund të ushtrohen dhe do të aplikohen dhe do të vlejnë vetëm deri në atë masë që nuk e shkelin ndonjë ligj të aplikueshëm dhe do të kufizohen deri në masën e nevojshme që nuk do ta bëjnë këtë kontratë/marrëveshje të paligjshme, të pavlefshme ose të pazbatueshme. Nëse ndonjë dispozitë ose pjesë e ndonjë dispozite të kësaj kontrate/marrëveshje do të konsiderohet e kundërligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga gjykata kompetente, dispozitat e tjera ose pjesët e tyre do ta përbëjnë këtë kontratë/marrëveshje për sa i përket kësaj çështjeje, dhe të gjitha këto dispozita ose pjesë të tyre do të mbeten në fuqi dhe do të jenë të vlefshme.

Ndryshimet dhe përmirësimet

E rezervojmë të drejtën për ta modifikuar këtë kontratë/marrëveshje ose pikat në të lidhur me Uebsajtin ose Shërbimet në çdo kohë, që hyn në fuqi pas postimit të një versioni të përditësuar të kësaj kontrate në Uebsajt. Kur ta bëjmë këtë, do ta ndryshojmë datën e përmirësuar në fund të kësaj faqeje. Vazhdimi i përdorimit të uebsajtit pas ndryshimeve të këtilla do të konsiderohet që pajtoheni me ato ndryshime.

Pranimi i këtyre kushteve

Pranoni që e keni lexuar këtë kontratë/marrëveshje dhe pajtoheni me të gjitha kushtet dhe afatet në të. Me përdorimin e Uebsajti ose të Shërbimeve të tij pajtoheni që pajtoheni me këtë kontratë/marrëveshje. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e kësaj kontrate/marrëveshje, nuk jeni të autorizuar të përdorni apo të qaseni në Uebsajt dhe Shërbimet e tij.

Si të na kontaktoni?

Nëse dëshironi të na kontaktoni apo të kuptoni më shumë për këtë kontratë/marrëveshje ose dëshironi të na kontaktoni lidhur me çfarëdo çështjet që ndërlidhet me atë, mund të na dërgoni një email në info@kosovo.scentlinq.com
Ky dokument është përditësuar herën e fundit më 21 maj, 2020.

Bashkojuni listës tonë të postës,
dhe jeni në kontakt!

Bashkojuni listës tonë të postës,<br> dhe jeni në kontakt!