col-12 col-sm-4 text-center align-self-center

Shërbimet e Aromatizimit

 
 
 
 

Krijimi i përvojave të jashtëzakonshme te klientët me aromatizim të ambientit

SCENT::LINQ është njëra nga kompanitë më të njohura të aromave në botë që prodhon aroma të cilësisë së lartë, ofron zgjidhje të shërbimit të plotë të aromatizimit, duke krijuar hapësira më të mira të brendshme dhe duke e përmirësuar ajrin e ambientit.

Teknologjia jonë e patentuar e shpërndarjes submikrone e kombinuar me koleksionin tonë të shkëlqyer aromash ofron cilësi të lartë dhe zgjidhje të qëndrueshme të aromatizimit të ambientit. Shërbimet professionale aromatizuese të ofruara në tërë botën në nivelin më të lartë të shërbimit nga teknikët fushor shumë mirë të trajnuar.

Parrezikshmëria e aromës dhe ambienti

Siguria e klientit është prioriteti ynë absolut. Të gjitha formulat tona i tejkalojnë kërkesat rregullatore (Sidomos në BE dhe SHBA) dhe parrezikshmërinë e aromave. Aromat tona vijnë në shishe xhami që mund të riciklohen të paketuar në kuti kartoni kraft që përbëhen nga 100% letër e ricikluar.

Lidhuni – Kuptoni – Demonstroni – Zotohuni

Qasja jonë këshilluese i jep përparësi marrëdhënieve dhe dialogut të hapur për të identifikuar dhe gjetur zgjidhjet më të mira për nevojat e aromatizimit të ambientit të klientit tonë.

Ekipi ynë i shërbimeve për klientët bashkëpunon ngushtë me ju për të përcaktuar zgjidhjen e drejtë aromatizuese specifike për biznesin tuaj, dhe për çdo lokacion tuajin. Vlerësimi teknik dhe vizita e hapësirave tuaja është hapi i parë që e ndërmarrim, dhe me të përcaktuar se cila do të jetë zgjidhja ideale aromatizuese, hapi ynë i ardhshëm do të jetë të demonstrojmë se çka mund të bëjmë për biznesin tuaj.

Këshilltarët tanë janë fokusuar vetëm në një gjë dhe ajo është që të bëjnë çmos për të filluar një marrëdhënie afatgjate me ju dhe që t’ju mbajnë të kënaqur edhe shumë vite të tjera. Shërbimi ynë për klientët dhe ekipi për marrëdhënie me klientët krenohen me kohën e shpejtë dhe të pashembullt të përgjigjes së tyre dhe shkathtësitë e tyre komunikuese. E kemi në ADN-në tonë që të përgjigjemi shpejt!

scenting-services-001

kemi 3 sisteme të ndryshme të shpërndarjes së aromave; Sistemi Qendror Ajror Aromatizues HVAC për aplikime në hapësira të mëdha aromatizimi përmes sistemeve të kondicionerit. Sistemi Portativ i Aromatizimit MDX250/MDX100 i cili përdoret në mijëra dyqane me shitje pakicë, ekspozitura dhe madje edhe nëpër hapësira të mëdha ku nuk ka mundësi të aplikohet opsioni përmes kondicionerit, dhe në fund Sistemi Modular i Aromatizimit MDW250 i cili përdoret nëpër lavanderi, ose dyqane me shitje me pakicë dhe ekspozitura.

Duke bashkëpunuar me njërin nga prodhuesit më të mëdhenj të aromatizuesve më të mirë në botë i cili ndodhet në Gjermani, ne ofrojmë një përzgjedhje të madhe të koleksioneve të aromave të shkëlqyera të prodhuar enkas për klientët e SCENT::LINQ-ut.

Bashkojuni listës tonë të postës,
dhe jeni në kontakt!

Bashkojuni listës tonë të postës,<br> dhe jeni në kontakt!