col-12 col-sm-4 text-center align-self-center

Faktet për Aromën

 
 
 
 

Cilat janë efektet nëse i kombinoni aromën dhe dyqanin së bashku?

Sipas studimit të Lindstromit (2009) i cili tregonte që nëse e kombinoni një fotografi me një aromë të përshtatshme, ajo perceptohet dhe mbahet në mend më mirë. Osterbergu (2008) argumentonte se aroma mund të ketë ndikim të madh në mjedis, disponim apo humor, dhe sjellje. por për të qenë më efikas, duhet qartë të ndërlidhet me shërbimin, situatën, ose hapësirën. Duke u bazuar në këto pohime, aroma ka ndikim te njerëzit. Por ka ndikim vetëm kur njerëzit mund ta kujtojnë një objekt të caktuar në kombinim me atë aromë të caktuar.

T Industria e marketingut të aromave dhe studimet që e mbështesin atë tregojnë shumë rezultatet interesante për tregtuesit. Një studim thotë që 84% të njerëzve më të gatshëm ishin të blinin (në këtë studim këpucë), ose i pëlqenin më shumë, në dhomë të aromatizues. Efektet pozitive bashkëvepruese janë vërejtur te veprimi i blerjes, pëlqimi dhe kënaqësia kur një lloj arome dhe muzike janë kombinuar së bashku.

Kur aroma dhe muzika kanë qenë pak ose shumë nxitëse? Spangenbergu (2005) gjithashtu vërejti se kur muzika dhe aroma përputheshin (muzika e krishtlindjes dhe aromat e krishtlindjes), kjo e shtonte vlerën e ambientit të shitjeve me pakicë. Hirshi (1995) ka vërtetuar që në një ambienti i këndshëm në një kazino ndërlidhej me 45% më shumë të ardhura se sa hapësirat e pa-aromatizuara të aparateve të lojërave dhe bixhozit. Fakte interesante këto për shqisën e nuhatjes dhe aromat.

Ka mjaft dëshmi që përvoja e klientit është pika e vetme kthyese më e rëndësishme për suksesin e biznesit. Studimi i Uokerit e vitit 2013 parashikonte që deri në vitin 2020 përvoja e klientit do të ishte përcaktuesi kyç i brendit në krahasim me çmimin dhe produktin. Një studim tjetër i vitit 2015 nga “Synchrony Financial”, me ç’rast u anketuan më se 1000 blerës, konstatoi se gjysma e blerësve thonë që do të paguanin një çmim më të lartë për përvojat e tyre si klient të cilat i vlerësojnë më së shumti.

Meqë klientët tash me të madhe janë të vetëdijshëm për përzgjedhjet e tyre të brendeve dhe preferencat e tyre janë të qarta për bashkëveprim dhe bashkëpunim dhe kanale të blerjes, brendet e shitjeve me pakicë gjithashtu duhet të përvetësojnë një mori të strategjive të blerjes onlain dhe në dyqan.

Si e Nxit Aroma Sjelljen e Njeriut?

Aromat që shkaktojnë kujtime pozitive e motivojnë vendimmarrjen, duke e përmirësuar përvojën e klientit.

Era shpesh është paralajmërimi i parë i sigurisë ose rrezikut, i mikut apo armikut. Erërat ose aromat e kanë fuqinë ta nxisin sjelljen tuaj në nivel instiktiv apo të nënvetëdijshëm. Fatmirësisht, gjithashtu mund ta kontrolloni fuqinë e erës apo aromës dhe në mënyrë të vetëdijshme ta përdorni në dobi tuajën.
Është ironike që shumica e njerëzve e nënvlerësojnë fuqinë e aromës. Aromat mund të shkaktojnë gjendje pozitive dhe negative psikologjike të mendje dhe reagimeve në mili sekonda.
Nga këndvështrimi evolucionar, një erë negative, siç është ajo e kafshë së ngordhur, mund të nxitë një refleks të menjëhershëm për të ikur. Një erë pozitive, siç është djegia e druve ose pjekja e biskotave, mund të nxitë një ndjenjë sigurie dhe dëshirë për t’u shoqëruar derisa pushoni dhe hani.

Cilat Erëra i Nxisin Kujtimet nga e Kaluara Juaj?

Në kujtimin e gjërave nga e kaluara, Marsel Prusti ilustron se si era është e ndërlidhur me përvojat në jetën e hershme të ruajtura në engramet e memories të rrjeteve specifike nervore. Prusti në mënyrë të qartë përshkruan se si kujtimet e harruara nga fëmijëria rikthehen në vetëdije me intensitetin e tyre të parë kur protagonisti në tregimin e tij e zhytë biskotën në filxhanin e çajit.

Studiuesit këtë e quajnë “Efekti prustian i memories”. Së fundi, Reiçël Herc e Universitetit Braun, dhe Haruko Sugijama dhe një kolegë në Korporatën Kao në Japoni e zhvilluan një studim për të identifikuar se si një aromë e një produkti nxitë kujtime personale emocionale dhe ndikon në joshjen e klientëve potencial për produktin.

Bashkojuni listës tonë të postës,
dhe jeni në kontakt!

Bashkojuni listës tonë të postës,<br> dhe jeni në kontakt!