col-12 col-sm-4 text-center align-self-center

Parimi i Privatësisë

 
 
 
 

Parimi i Privatësisë

Ky parim i privatësisë (“Parimi”) përshkruan se si GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. (“GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S.” “neve”, “ne” ose “yni, joni”) mbledh, mbron dhe përdorë informata personale që mund të identifikohen (“Informatat personale”) të cilat ju (”Përdoruesi”, “ju” ose “juaji”) mund t’i jepni në uebsajtin kosovo.scentlinq.com dhe çdo produkt apo shërbime të tij (bashkërisht “Uebsajt” ose “Shërbimet”).
Gjithashtu përshkruan zgjidhjet që ju ofrohen lidhur me përdorimin tonë të informatave tuaja personale dhe se si mund të qaseni dhe t’i përditësoni këto informata. Ky Parim nuk vlen për veprimtaritë e kompanive që nuk janë në pronësinë apo kontrollin tonë, ose për individët të cilët nuk i punësojmë apo menaxhojmë.

Grumbullimi automatik e informatave

Prioritetet tona kryesore janë të dhënat dhe e klientëve dhe siguria, dhe si të tilla, nuk e ushtrojmë parimin e mos logimit. I përpunojmë vetëm të dhëna minimale të përdoruesit, vetëm aq sa është absolutisht e nevojshme për të mirëmbajtur Uebsajtin dhe Shërbimet.
Informatat e grumbulluara automatikisht përdoren vetëm për të identifikuar rastet potenciale të abuzimit dhe të përcaktohen informatat statistike lidhur me përdorimin e Uebsajtit. Këto informata statistike përndryshe nuk grumbullohen në atë mënyrë që do të identifikonin ndonjë përdorues të caktuar të sistemit.

Grumbullimi i informatave personale

Mund ta vizitoni Uebsajtin pa na treguar se kush jeni ose pa zbuluar ndonjë informatë përmes të cilës dikush mund t’ju identifikojë si individ specifik, të identifikueshëm. Nëse megjithatë dëshironi të përdorni disa nga veçoritë e Uebsajtit, do t’ju kërkohet të jepni informata të caktuara personale (për shembull, emrin tuaj dhe adresën elektronike). Ne i pranojmë dhe ruajmë informatat të cilat me dëshirën tuaj na i dërgoni kur e plotësoni ndonjë formular onlain në Uebsajtin. Kur kërkohet, këto informata mund të përfshijnë:

  • Detajet personale si emrin, vendin (shtetin) ku jetoni, etj.
  • Informatat e kontaktit si adresën elektronike, adresën postare, etj.

Mund të zgjidhni të mos na dërgoni informatat tuaja personale, por atëherë mund të mos e shfrytëzoni përparësinë e ndonjë veçorie të Uebsajtit. Përdoruesit të cilët nuk janë të sigurt se çfarë informata janë të detyrueshme, mund të na kontaktojnë në çdo kohë.

Ruajtja e informatave personale

Do t’i ruajmë dhe përdorim informatat personale për një periudhë të nevojshme për t’i përmbushur obligimet tona ligjore, për zgjidhjen e konflikteve, dhe për fuqizimin e kontratave/marrëveshjeve tona pos nëse një periudhë më e gjatë e ruajtjes kërkohet me ligj. Mund t’i përdorim të dhënat e mbledhura të nxjerra nga informatat tuaj personale pasi që t’i përditësoni ose fshini ato, por jo në mënyrën e cila do t’ju identifikonte personalisht. Me të kaluar periudha e ruajtjes, informatat personale do të fshihen. Andaj, e drejta për qasje, e drejta për fshirje, e drejta për ratifikim dhe e drejta e bartjes së të dhënave nuk mund të fuqizohen pas skadimit të periudhës së ruajtjes.

Përdorimi dhe përpunimi i informatave të grumbulluara

Në mënyrë që ju të keni qasje në Uebsajtin tonë dhe Shërbimet, ose për të përmbushur një obligim ligjor, duhet të grumbullojmë dhe përdorim të dhëna personale të caktuara. Nëse nuk na dërgoni informatat që i kërkojmë, mund të mos ju sigurojmë produktet e kërkuara ose shërbimet. Disa nga informatat që i grumbullojmë merren drejtpërdrejt nga ju përmes Uebsajtit. Por, gjithashtu mund të sigurojmë informata personale për ju nga burimet e tjera. Informatat që i sigurojmë nga ju mund të përdoren për këto qëllime:

  • Për dërgimin e komunikimeve reklamuese dhe të marketingut
  • Për të kërkuar informata kthyese të përdoruesit
  • Për zbatimin e kushteve dhe afateve dhe parimeve
  • Deliver targeted advertising
  • Për funksionimin dhe veprimin e Uebsajtit tonë dhe Shërbimeve

Përpunimi i informatave tuaja personale varet nga ajo se si bashkëveproni me Uebsajtin tonë, ku ndodheni në botë dhe nëse njëra nga këto zbatohet: (i) E keni dhënë pëlqimin tuaj për një apo më shumë qëllime specifike. Kjo, megjithatë, nuk zbatohet, sa herë që përpunimi i informatave personale i nënshtrohet Ligjit të Kalifornisë për Privatësinë e Konsumatorit ose ligjit Europian për mbrojtjen e të dhënave; (ii) Sigurimi i informatave është i nevojshëm për zbatimin e një kontrate/marrëveshje me ju dhe/ose për ndonjë obligim para-kontraktuese që del nga kjo; (iii) Përpunimi është i nevojshëm për t’u përputhur me obligimet ligjore të cilave ju i nënshtroheni;(iv) Përpunimi ndërlidhet me një detyrë që zbatohet për interes publik ose në ushtrimin e një autoriteti zyrtar që na garantohet; (v); Përpunimi është i nevojshëm për qëllimet e interesave legjitime të ushtruara nga ne ose nga një palë e tretë.

Vini re që sipas disa legjislacioneve mund të lejohemi të përpunojmë informatat derisa ju të kundërshtoni një përpunim të atillë (duke na përzgjedhur), pa pasur nevojë të mbështetemi në pëlqimin tuaj ose ndonjë nga bazat ligjore më poshtë. Në cilindo rast, ne do të jemi të gatshëm të qartësojmë bazat specifike ligjore lidhur me përpunimin dhe në veçanti nëse sigurimi i informatave personale është një kusht ligjor apo kontraktues, ose një kusht i nevojshëm për të nënshkruar kontratën.

Transferimi i informatave dhe ruajtja

Varësisht nga lokacioni juaj, transferimi i të dhënave mund të përfshijë transferimin dhe ruajtjen e informatave tuaja në një vend tjetër jashtë vendit tuaj. Keni të drejtë të dini për bazën ligjore të transferimeve të informatave në një vend jashtë Bashkimit Evropian ose në një organizatë ndërkombëtare në bazë të ligjit ndërkombëtar ose të themeluar nga dy ose më shumë vende, siç janë KB, dhe për masat e sigurisë të ndërmarra nga ne për t’i ruajtur informatat tuaja. Nëse një transferim i atillë bëhet, për këtë mund të kuptoni më shumë duke i kontrolluara pjesët relevante të këtij dokumenti ose të na drejtoheni neve duke i përdorur informata e ofruara në pjesën e kontakteve.

Të drejtat e përdoruesve

Mund të gëzoni të drejta të caktuara lidhur me informatat tuaja të përpunuar nga ne. Në veçanti, keni të drejtë të bëni si vijon: (i) keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin ku më parë e keni dhënë pëlqimin tuaj për përpunimin e informatave tuaja; (ii) keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e informatave tuaja nëse përpunimi zbatohet në bazë tjetër ligjore pos pëlqimit; (iii) keni të drejtë të dini nëse informatat janë duke u përpunuar nga ne, të njoftoheni lidhur me aspektet e caktuara të përpunimit dhe të merrni një kopje të informatave në përpunim; (iv) keni të drejtë të verifikoni saktësinë e informatave tuaja dhe të kërkoni të përditësohen ose të korrigjohen; (v) keni të drejtë, në rrethana të caktuara, të ndaloni përpunimin e informatave tuaja, në të cilin rast, ne nuk do t’i përpunojmë informatat e juaja për asnjë qëllim tjetër pos për ruajtje; (vi) keni të drejtë, në rrethana të caktuara, të merrni fshirjen e informatave tuaja personale nga ne; (vii) keni të drejtë të merrni informatën tuaj në formatin e strukturuar, zakonisht të përdorur dhe të lexueshëm, dhe, nëse teknikisht e mundur, t’ia dërgoni një kontrolluesi tjetër pa ndonjë pengesë. Kjo dispozitë është e aplikueshme me kusht që informatat tuaja të përpunohen në mënyrë automatike dhe që përpunimi të bazohet në pëlqimin tuaj, në një kontratë pjesë e së cilës jeni ju ose të obligimeve para-kontraktuese që dalin nga kjo.

E drejta për ta kundërshtuar përpunimin

Kur informatat personel përpunohen për interes publik, në ushtrimin e një autoriteti zyrtar që na është besuar për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga ne, mund të kundërshtoni në përpunim të atillë duke dhënë arsye lidhur me situatën tuaj të caktuar për ta arsyetuar kundërshtimin tuaj. Por duhet të dini që nëse informatat tuaja personale përpunohen për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, për atë përpunim mund të kundërshtoni në çdo kohë pa dhënë asnjë arsyetim. Për të kuptuar nëse jemi duke i përpunuar informatat e juaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, mund t’i referoheni pjesëve relevante të këtij dokumenti.

Si t’i zbatoni këto të drejta

Kërkesat për zbatimin e të drejtave të përdoruesit mund t’i drejtohen GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. përmes detajeve për kontakt që i gjeni në këtë dokument. Këto kërkesa mund të bëhen falas dhe do t’i adresohen GLOKAL KURUMSAL KOKU A.S. sa më shpejt që është e mundur.

Të drejtat kaliforniane të privatësisë

Pos të drejtave të shpjeguara në këtë Parim të Privatësisë, shtetasit e Kalifornisë të cilët i japin informata personale (siç është përcaktuar me statut) për të siguruar produkte ose shërbime për përdorim personal, familjar ose të amvisërisë, kanë të drejtë të kërkojnë dhe të marrin nga ne, një herë në vit informata për informatat personale që i kemi ndarë ne, nëse e kemi bërë këtë fare, me bizneset e tjera për nevoja marketingu. Sipas nevojës, këto informata do të përfshinin kategoritë e informatave personale dhe emrat dhe adresat e atyre bizneseve me të cilët i kemi ndarë ato informata personale për vitin e kaluar (p.sh. kërkesa e bëra në këtë vit do të marrën informata për vitin e kaluar). Për t’i marrë këto informata, ju lutemi na kontaktoni.

Privatësia e fëmijëve

Ne, nuk i grumbullojmë me dijeni informatat personale të fëmijëve nën moshën 13 vjeçe. Nëse jeni nën moshën 13 vjeçe, ju lutemi mos dërgoni ndonjë informatë personale përmes Uebsajtit apo Shërbimit. I inkurajojmë prindërit dhe kujdestarët ligjor të mbikëqyrin përdorimin e internetit nga fëmijët dhe të ndihmojnë në zbatimin e këtij parimi duke i udhëzuar fëmijët e tyre që kurrë të mos japin informata personale përmes Uebsajtit tonë apo Shërbimit pa lejen e tyre.
Nëse keni arsye të besoni që një fëmijë nën moshën 13 vjeçe na ka dërguar informata personale përmes Uebsajtit apo Shërbimit tonë, ju lutemi, na kontaktoni. Gjithashtu duhet të jeni së paku 16 vjeç që të pajtoheni që ne t’i përpunojmë informata tuaja personale në vendin/shtetin tuaj (në disa vende, mund të lejojmë prindin apo kujdestarin tuaj ta bëjë këtë për ju).

Buletini informativ

Ofrojmë buletine elektronike në të cilat mund të abonoheni vullnetarisht në çdo kohë. Zotohemi që e-mail adresën tuaj do ta mbajmë sekret dhe nuk do t’ia japim ndonjë pale të tretë ose siç lejohet në pjesë e përdorimit të informacionit dhe përpunimit ose për qëllime të përdorimit të një provajderi si palë e tretë për t’i dërguar ato e-maila. Do t’i ruajmë informatat e dërguar përmes e-mailit në përputhje me ligjet e aplikueshme dhe rregulloret.
Në përputhje me Ligjin CAN-SPAM , të gjitha e-mailat e dërguar nga ne do të tregonjë qartë se nga kush është dërguar e-maili dhe do të jepen informata se si të kontaktohet dërguesi. Mund të vendosni të ndërpritni marrjen e buletinit tonë ose të e-mailave tonë reklamues duke i ndjekur udhëzimet e çregjistrimit që i gjeni në këto e-maila ose duke na kontaktuar.

Cookies

Uebsajti përdor “cookies” për të ndihmuar të personalizoni përvojën tuaj onlain. Cookies është një skedar teksti që vendoset në hard diskun tuaj nga serveri i ueb faqes. Cookies nuk mund të përdoren për funksionimi e programeve ose dërgimin e viruseve në kompjuterin tuaj. Cookies janë dedikuar vetëm për ju, dhe mund të lexohen nga ueb serveri në domenin që i ka dërguar për ju.
Cookies mund t’i përdorim për grumbulluar, ruajtur dhe gjetur informatat për qëllime statistike për funksionimin e Uebsajtit dhe Shërbimeve tona. Keni mundësi të pranoni apo t’i refuzoni cookies. Shumica e ueb kërkuesve automatikisht i pranojnë cookies, por zakonisht, nëse preferoni, mund ta modifikoni gjendjen e kërkuesit tuaj që të mos i pranojë cookies. Që të mësoni më shumë për cookies dhe si t’i menaxhoni ato, vizitoni internetcookies.org

Mos i gjurmoni sinjalet

Disa kërkues e kanë të inkorporuar tiparin Mos Gjurmo që i sinjalizon uebsajtet që i vizitoni të cilat nuk dëshironi që ta gjurmojnë aktivitetin tuaj onlain. Gjurmimi nuk është njësoj si përdorimi apo grumbullimi i informatave lidhur me një uebsajt. Për këto qëllime, gjurmimi i referohet grumbullimit të informatave personalisht të identifikueshme nga konsumatorët të cilët e përdorin ose vizitojnë një uebsajt ose shërim onlain derisa lëvizini nëpër uebsajte të ndryshme gjatë kohë. Uebsajti ynë nuk e gjurmon vizitorin gjatë kohës dhe nëpër uebsajte te palës së tretë. Por, disa sajte të palës së tretë mund të gjurmojnë aktivitet tuaja kërkuese kur ju dërgojnë përmbajtje, e cila u mundëson të përgatisin çka t’ju prezantojnë.

Lidhjet me uebsajtet e tjera

Uebsajti ynë përmban lidhjet për uebsajtet e tjera që nuk janë pronë e jona ose nuk drejtohen nga ne. Ju lutem, jini në dijeni që ne nuk jemi përgjegjës për zbatimet e privatësisë të uebsajteve të atilla të tjera ose të palëve të treta. Ju inkurajojmë që të jeni në dijeni kur largoheni nga Uebsajti dhe t’i lexoni deklaratat e privatësisë të çdo uebsajti i cili mund të grumbullojë informata personale.

Siguria e informatave

Informatat që i dërgoni në serverët e kompjuterit i ruajmë në një vend të kontrolluar, të sigurt, të mbrojtur nga qasja e paautorizuar, përdorimi apo zbulimi. Përdorim mbrojtje të arsyeshme administrative, teknike, dhe fizike duke u përpjekur të mbrohemi kundër qasjes së paautorizuar, përdorimit, modifikimit, dhe zbulimit të informatave personale për t’i kontrolluar dhe mbrojtur. Por, bartja e të dhënave përmes internetit ose rrjetit pa kabllo (wireless) nuk mund të garantohet. Andaj, derisa përpiqemi të mbrojmë informatat tuaj personale, pranoni që (i) ka kufizime sigurie dhe privatësie të internetit të cilat janë jashtë kontrollit tonë; (ii) siguria, integriteti, dhe privatësia e të gjitha informatave dhe e të dhënave të këmbyera mes jush dhe Uebsajtit ton nuk mund të garantohet; dhe (iii) çdo informatë e atillë dhe e dhënë mund të shikohet ose modifikohet në bartje e sipër nga një palë e tretë përkundër të gjitha përpjekjeve.

Keqpërdorimi i të dhënave (data breach)

Nëse jemi në dijeni që siguria e Uebsajtit është kompromentuar ose që informatat personale të përdoruesve i janë zbuluar një pale të tretë të panjohur si rezultat i aktivitetit të jashtëm, përfshirë por jo vetëm, sulmet e sigurisë ose mashtrimet, ne e ruajmë të drejtën që të ndërmarrim masa adekuate të arsyeshme , përfshirë, por jo vetëm, hetime dhe raportime, si dhe njoftim dhe bashkëpunim me organet e rendit dhe ligjit. Në rast të keqpërdorimit të të dhënave, do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për t’i njoftuar individët e prekur nëse besojmë që ekziston rreziku i arsyeshëm i dëmtimit të përdoruesit si rezultat i keqpërdorimit ose nëse me ligj kërkohet që njoftimi bëhet ndryshe. Kur ta bëjmë këtë, e vendosim një njoftim në Uebsajt, ju dërgojmë një email.

Transparenca ligjore

Do ta bëjmë transparente çdo informatë që e grumbullojmë, përdorim ose e pranojmë nëse kërkohet ose lejohet me ligj, për t’ju përgjigjur një feste, ose një procesi të ngjashëm ligjor, dhe kur besojmë që transparenca është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona, për të mbrojtur sigurinë tuaj ose të të tjerëve, të hetohet mashtrimi, ose t’i përgjigjemi një kërkese të qeverisë. Nëse kalojmë nëpër një tranzicion biznesi, siç është bashkimi ose blera nga një kompani tjetër, ose shitja e të gjitha ose të një pjese të aseteve, llogaria juaj e përdoruesit, dhe informatat personale është e pritshme të jenë mes aseteve të transferuara.

Ndryshimet dhe përmirësimet

Ka mundësi ta përditësojmë këtë parim të privatësisë herë pas here dhe do t’ju njoftojmë për ndonjë ndryshim material për mënyrën se si e trajtojmë çdo informatë personale. Kur të bëhen ndryshimet, ne do ta korrigjojmë datën e përditësuar në fund të kësaj faqeje. Gjithashtu mund t’ju dërgojmë njoftime në mënyra të tjera, si p.sh. përmes informatave të kontaktit që na keni dërguar. Çdo version i përditësuar i këtij parimi të privatësisë do të hyjë në fuqi menjëherë pas postimit të parimit të reviduar të privatësisë pos nëse është specifikuar ndryshe. Nëse vazhdoni të përdorni Uebsajtin ose Shërbimet pas datës së hyrjes në fuqi në parimit të reviduar të privatësisë (ose të një akti të atillë të specifikuar në atë kohë) do të thotë që pajtoheni me ato ndryshime. Por, pa pëlqimin tuaj e nuk do t’i përdorim informatat tuaja personale në një mënyrë materialisht tjetër nga ajo që keni deklaruar në kohën kur janë marrë të dhënat e juaja personale.

Pranimi i këtij parimi

Pranoni që e keni lexuar këtë parim dhe pajtoheni me të gjitha kushtet e tij dhe afatet. Me përdorimin e Uebsajtit ose të Shërbimeve pajtoheni ti përmbaheni parimeve. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e këtij parimi, nuk jeni të autorizuar të përdorni apo qaseni në Uebsajtin tonë dhe Shërbimet e tij.

Kontakti me ne

Nëse dëshironi të na kontaktoni për të ditur më shumë për këtë Parim ose dëshironi të na kontaktoni lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat individuale dhe informatat e juaja personale, mund ta dërgoni një email në info@kosovo.scentlinq.com
Ky dokument është përditësuar për herë të fundit më 21 maj, 2020.

Bashkojuni listës tonë të postës,
dhe jeni në kontakt!

Bashkojuni listës tonë të postës,<br> dhe jeni në kontakt!