col-12 col-sm-4 text-center align-self-center

Si mundet shqisa juaj e nuhatjes të ndryshojë perceptimin e cilësisë?

 
 
 
 

Nga të gjitha shqisat nuhatja është shpesh më e nënvlerësuara, por megjithatë ka ndikim të madh në atë se si ne e shohim botën përreth nesh. Aroma e duhur mund të zë një hapësirë të rëndomtë dhe ta ngritë në një që perceptohet si luksoze dhe shumë e kushtueshme. Gjithashtu, aroma e gabuar menjëherë mund të krijojë një përshtypje të keqe dhe t’i detyrojë klientët tuaj të largohen nga biznesi juaj para se të kenë mundësi të blejnë fare. Përdorimi i aromatizimit të ambientit në hapësirat e qendrave tregtare është një element vendimtar që shumë shitore e përdorin si mënyrë për të mbetur në konkurrencë në botën e pamëshirshme ku vazhdimisht sfidohen nga shitjet onlain.

Si i përdorin bizneset aromat për të rritur shitjen?

Shqisa jonë e nuhatjes natyrshëm është e lidhur me kujtesën dhe emocionet. Kur të ndjejmë një aromë, ajo kalon nëpër sistemin tonë të nuhatjes. Sistemi lidhet me amigdalën e cila ndihmon të krijohet emocioni, dhe hipokampusin i cili ndihmon që kujtimet afatshkurta të shndërrohen në ato afatgjata. Për këtë arsye aromat nga fëmijëria jonë mund të ngjallin ndjenja aq të fuqishme edhe disa dekada më vonë pasi që të jenë përjetuar. Tregtia me aroma një kohë të gjatë është përdorur për të përfituar në ato ndjenja, prandaj shumë shitës patundshmërish sugjerojnë që ta mbushni shtëpinë tuaj me aroma të ëmbla dhe joshëse para se shtëpia të vizitohet nga blerësit potencial; është kjo një mënyrë e lehtë dhe efikase për të krijuar një ndjenjë mirëseardhjeje dhe rehatie për blerësin potencial meqë në mënyrë të pavetëdijshme i shtynë ata ta kujtojnë shtëpinë e fëmijërisë së tyre.

Aromatizimi është dominues te shumë industri të ndryshme, përfshirë hotelet, institucionet shëndetësore dhe madje edhe kompanitë ajrore. Kur klientët e tyre i thithin këto aroma, ata e rikrijojnë lidhjen e brishtë për brendin e tyre duke e përdorur aromën si pikë hyrëse të tyre. Nga ai çast blerësit gjithmonë do t’i ndërlidhin emocionet e caktuara me ato kompani, duke e forcuar më shumë brendin dhe duke e rrënjosur intimitetin dhe besnikërinë. Dhe e gjitha që nevojitet është përzgjedhja e aromës së duhur.

Si mundet aromatizimi professional të ndihmojë biznesin tim?

Mendoni për tërë mundin që e bëni për t’u siguruar që mysafirët tuaj të kenë një përjetim pozitiv të biznesit tuaj apo ekspoziturës. Keni krijuar ekspozime që bien në sy dhe që i joshin ata të bashkëveprojnë me prodhimin tuaj dhe ta blejnë atë. E keni përzgjedhur muzikën e cila i mban vigjilentë dhe të angazhuar. Ndoshta edhe ju keni ofruar pije freskuese ose ua keni vënë ato në dispozicion për t’i inkurajuar që të kalojnë më shumë kohë për t’i shikuar të gjitha që keni për të ofruar.

Gjëja kryesore që shumë biznese e harrojnë është aroma. Aromatizimi i hapësirës mund t’i rritë blerjet deri në 60%, ku klienti mesatar shpenzon 3 deri në 23% më shumë se sa që përndryshe do të shpenzonin. Ngjashëm, studimet kanë treguar që shumë klientë rrinë më gjatë në një vend biznesi derisa njëkohësisht e nënvlerësojnë se sa gjatë kanë bërë blerje. Jo vetëm që ka gjasa të rritni shitjen tuaj për momentin, por ju kultivoni një përvojë të pasur që do t’i shtyjë klientët tuaj të kthehen te ju për më shumë.

Cilat aroma i shtyjnë njerëzit të blejnë më shumë?

Janë bërë shumë studime për atë se si aromatizimi mund të ndryshojë emocionet dhe qëndrimin tuaj. Studiuesit kanë zbuluar që aromat e ëmbla, si rrëshira dhe vanilja, jo vetëm që ndikojnë te klientët që të qëndrojnë më gjatë, por ato mund t’i bëjnë produktet tuaja që të duken më të shtrenjtë dhe të cilësisë së lartë. Kur përdoret aromatizimi professional, klientët janë të gatshëm të paguajnë 10 deri 15% më shumë për një produkt se sa në një dyqan pa aromatizim. Jo vetëm kjo, por shkaku që aromat e ëmbla krijojnë një ndjenjë aq të fuqishme rehatie, ato faktikisht mund ta ndryshojnë perceptimin tuaj se sa i mbushur apo i plotë një dyqan mund të duket. Nëse klientët ndihen thuajse janë duke luftuar për hapësire me të tjerët, ata do të përpiqen ta mënjanojnë këtë ndjenjë duke blerë produkte luksoze për t’u dhënë atyre ndjenjën e fuqisë. Kjo është një taktikë efikase që çdo bizën s mund ta zbatojë për të pasur ndikim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të klientit të tyre.

Ka aq shumë përfitime në krijimin e një programi të veçantë marketingu të aromatizimit për biznesin tuaj. Me këtë i shtohet edhe një aspekt përvojës së gjithmbarshme të blerjes që do të ndikojë te klientët tuaj në një nivel të thellë emocional, që është një përfitim të cilin vështirë që do ta gjeni me çfarëdo taktike tjetër të shitjes. Do ta bëjë hapësirën tuaj të shitjes me pakicë që të duket e begatshme, që do të ndihmojë ta ndërlidhë brendin tuaj me cilësinë. Klientët do të joshen të qëndrojnë më gjatë dhe do të rehatohen më shumë, dhe ju do të ngulitni kompaninë tuaj në mendjen e tyre derisa përdorimi i aromatizimit e rrënjosë këtë ngjarje në mendjen e tyre për një kohë të gjatë. E tërë kjo rezulton me më shumë shitje dhe blerje të vazhdueshme gjatë viteve të ardhshme.

Bashkojuni listës tonë të postës,
dhe jeni në kontakt!

Bashkojuni listës tonë të postës,<br> dhe jeni në kontakt!